Plagosja te "21 Dhjetori", identifikohen 3 autorët
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e plagosjes së dyfishtë të ndodhur dje në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë.Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim Stivens Syrja Lasi, 18 vjec, Sadjon Xhelal Çika, 23 vjec dhe Ensi Artur Strataj, 22 vjec, banues në Tiranë.Sipas policisë, 3 të rinjtë dyshohet se mbrëmë në rrugën "Muhamet Gjallesha" Tiranë, pas një konflikti të çastit, në bashkepunim me njëri tjetrin kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Ndriçim Nazif Koka 22 vjec, ku për pasojë e të shtenave ka mbetur i plagosur edhe kalimtari Klodjan Shabanaj, 28 vjeçTë plagosur aktualisht ndodhen në Urgjencën e Spilatit Ushtarak Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.Ndërkohë materiali procedurial dhe hetimor i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale "Vrasjes me dashje", mbetur ne tentative, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake".