Nishani takon përfaqësues të APEN: Ekspertizë në rrugën e reformave drejt BE
Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me pёrfaqёsues tё Rrjetit tё Profesionistёve dhe Sipёrmarrёsve Shqiptarё. (APEN).Presidenti Nishani, nё fillim tё takimit shprehu vlerёsime tё larta pёr profesionalizmin dhe gatishmёrinё e APEN-it pёr t’u pёrfshirё me ekspertizё nё sugjerimet pёr zgjidhjen e problemeve qё shqetёsojnё Shqipёrinё nё rrugёn e saj tё reformave dhe integrimit evropian“Kam tё freskёta mbresat nga takimi ynё i shtatorit tё shkuar, i cili u bё nxitёs pёr ndёrmarrjen e nismёs sime Rrjeti i Miqve tё Shqipёrisё dhe vazhdoj tё jem i hapur pёr mendime dhe kontribute qё i shёrbejnё koordinimit dhe bashkёpunimit tonё nё tё mirё tё Shqipёrisё dhe diasporёs shqiptare” ka theksuar Kreu i Shtetit.Mё pas takimi u zhvillua nё formёn e njё bashkёbisedimi, gjatё tё cilit u shkёmbyen mendime pёr çёshtje qё lidhen me realitetin shqiptar si, çёshtja e pronave, lufta kundёr korrupsionit, thithja e investimeve tё huaja, tёrheqja e trurit dhe nxitja e talenteve dhe realizimi i aktiviteteve qё i shёrbejnё njohjes sё Shqipёrisё dhe mundёsive qё ajo ofron pёr turizёm e investime, si dhe rritja e aftёsisё administruese tё sipёrmarrёsve shqiptarё.