Vangjel Dule zgjidhet nënkryetar i Kuvendit. Miratohen krerët e komisioneve
Kreu i PDBNJ-së, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë me 104 vota pro, 4 kundër dhe 6 abstenim.
“Urime në bashkëdrejtmin e Kuvendit së bashku edhe me zotin Spaho” tha Meta, në mbyllje të votimit.
Ndërkohë, Kuvendi vendosi të heqë nga rendi i ditës pikat për lirimin nga detyra të ish anëtarëve të KQZ-së, pasi nuk ka gjetur konsensusin e opozitës.
PDIU: Votuam me karton kundër Dules në Kuvend, në shenjë proteste
Pa asnjë ekuivok, PDIU e tregoi hapur votën kundër zgjedhjes së Vangjel Dules si nënkryetar i Kuvendit. Zyra e PDIU, sqaron se “grupi parlamentar i PDIU-së vendosi të votonin kundër me karton dhe jo me elektronik gjatë mbledhjes së sotshme të Kuvendit, si një simbol proteste ndaj zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë i Vangjel Dules”.
Zyra e shtypit rikujton se, kundërshtimi i grupit parlamentar të PDIU-së ishte prezantuar që në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nga kryetari i PDIU-së, njëherazi kreu i grupit parlamentar, Shpëtim Idrizi.
“Kjo pikë nuk ka qënë në rendin e diskutuar prej nesh. Konferenca e Kryetarëve nuk është njoftuar, por edhe ditën e mbledhjes kemi lënë vetëm miratimi e komisioneve dhe këshillave” tha Paloka.Meta: S’mund t’i mbajmë me pahirNdërkohë kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pranuar se kjo çështje nuk është diskutuar por kjo është kërkuar nga vetë 2 ish-anëtarët e KQZ-së.
“ Kjo ka të bëjë me vetë kërkesën e të interesuarve, të cilët nuk mund t’i mbajmë me pahir si anëtarë të KQZ-së. Nëse ju mendoni se kjo është shkelje e rregullores, mendoj se do ishte mirë të respektohen të drejtat e njeriut, se nuk mund të mbash me pahir një njeri në një detyre kur kërkon të largohet prej saj” tha Meta.