Ministrja Gjosha takon komisionerin për të drejtat e njeriut në KiE

Mbrojtja e të drejtave të njeriut ,mbrojtja e grave nga dhuna, problematika e sistemit gjyqësor, çështja e komunitetit Rom si dhe mbrojtja e personave me aftësi të kufizuar kanë qënë në fokus të takimit mes ministres së integrimit Klajda Gjosha dhe Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës  Nils Muiznieks.Komisioneri Muiznieks e vuri theksin tek rëndësia që kanë rekomandimet dhe ndihma e dhënë nga Këshilli i Europës për Shqipërinë dhe për reformën në sistemin e drejtësisë në veçanti.Nga ana e saj Ministrja e Integrimit Europian garantoi Komisionerin se institucioni që ajo drejton do të punojë me përkushtim në arritjen e standarteve të kërkuara nga institucionet europiane.Ministrja Gjosha siguroi Komisionerin se mbrojtja e të drejtave të individit do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e strategjisë së qeverisë së re për marrjen sa më parë të statusit të vendit kandidat.