Bushati takon homologun holandez, vlerëson rolin e GJND për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2013, 19:34
Ministri i Punëve te Jashtme,Ditmir Bushati mori pjesë në mëngjesin e punës në nivel ministrash të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës z. Frans Timmermans në aktivitetin "100 vjet Pallati i Paqes".Në ndërhyrjen e tij, Ministri Bushati vlerësoi rolin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke sjellë si shembull opinionin e saj mbi përputhshmërinë e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës me të drejtën ndërkombëtare, i cili i hapi rrugë për njohje të mëtejshme të shtetit të Kosovës.Ministri vuri në dukje rëndësinë thelbësore të vullnetit politik në zgjidhjen paqësore të konflikteve.Bushati pati gjithashtu një takim gjatë aktivitetit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës z. Frans Timmermans.