Plagosen dy të rinj, pas një sherri në kazino tek “21 dhjetori”
Një sherr në kazino ka lënë të plagosur dy persona. Ngjarja u shënua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në zonën e “21 dhjetorit” ne kryeqytet, ku nje grup te rinjsh eshte perfshire ne nje debat brenda ne kazino qe ka vijuar me pas dhe ne rruge.Burime te policise se Tiranes bene te ditur se te plagosur kane mbetur shtetasit Ndriçim Boka 22 vjeç dhe Klodian Shabani 25 vjeç. Ata jane derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak ku mesohet se ndodhen në gjëndje të rëndë.Nderkaq autorët e krimit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes Policia ka nisur hetimet duke fiksuar provat ne vendin e ngjarjes. Nderkaq jane marre ne pyetje edhe punonjes te kazinose dhe personat qe kane qene ne ambjentet e saj per te shpjeguar rrethanat ne te cilat ndodhi krimi i rradhes ne Tirane.Policia e Tiranes ngriti postblloqe ne rruget kryesore ne zonen ku ndodhi plagosja e dy personave ne perpjekje per ti vene ne pranga autorët e krimit.