Bylykbashi: Rama atentat Kushtetutës, me nënpunësit po minon integrimin

Qeveria e re nuk mund shtyjë hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Statusin e Nëpunësit Civil”, i cili shihet si mundësia e vetme për mbrojtjen e nëpunësve nga shkarkimet e padrejta. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News deklaroi se mazhoranca për të bërë të mundur shtyrjen duhet të sjellë projektligjin në Kuvend para datës 1 tetor, kur edhe ligji hyn në fuqi.Projektligji në fjalë duhet të kalojë së pari në qeveri dhe më pas të kalojë për procedurë miratimi në parlament, e cila nuk mund të jetë e përshpejtuar, pasi Kushtetuta e ndalon një gjë të tillë për ato nisma që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Nga ana tjetër, sipas Bylykbashit, nuk bëhet i ditur qëllimi i ndërmarrjes së kësaj nisme, megjithëse justifikohet me reformat që duhet të ndërmarrë qeveria e re edhe në fushën e organizimit të administratës publike.“Shpresojmë që PS të kuptojë që pushteti është shumë më tepër sesa tek politika. Rregullat që bien në konsensus janë gati gati tabu, palët nuk i prekin, nuk cënohen. Ka pasur debat për datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Rregulli i përgjithshëm thotë që një ligj hyn në fuqi brenda 15 ditëve nga miratimi në fletoren zyrtare. Ligji për nënpunësin civil është miratuar herët që në maj, ai mund të kishte hyrë në fuqi që në qershor, por u bë objekt i diskutimeve të forta dhe në fund u arrit në konsensus përmes kreut aktual të Kuvendit Ilir Meta, për të hyrë në fuqi me 1 shtator. Me negociatat e fundit me një propozim të PS,u shty për 1 tetor. Ligji për nënpunësin civil hy në fuqi në 1 tetor. Pra edhe data në mënyrë të veçantë ka qenë pjesë e konsensusit dhe konsensusi politik nuk mund të preket pa menduar se nuk do ketë kosto. Ligji rregullon një marrëdhënie shumë të rëndësishme , atë të administratës publike me shoqërinë. Sa kohë që ky ligj është pjesë e tre kushteve për marrjen e statusit, Rama nuk mund ta cënojë për të mbushur administratën me militantë të PS, duke e fshehur dhe me historinë e websaitit ku kanë aplikuar qytetarët, pasi dhe aty militantë të PS kanë aplikuar. Rama po rrezikon vendimarrjen e dhjetorit që të gjithë ne e dimë që Shqipëria i ka të gjitha shanset për ta marrë. Me qeverisjen e zotit Berisha u arritën të gjitha kriteret e nevojshme për statusin, Rama duhet të jetë prezent ditën që do miratohet, por asgjë nuk e justifikon atë që të bëjë një veprim kaq të rëndë dhe të cënojë interesin kombëtar” tha ai.Në cilësinë e nënkryetarit të komisionit të ligjeve, Bylykbashi dha argumentat edhe lidhur me mundësinë apo pamundësinë e mazhorancës së re për të ndërhyrë në ligj.“Po e testojnë por morën përgjigje negative edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Del ligji përpara pastaj aktet nënligjore. S’mund të ketë akte nënligjore nga KM për një ligj që nuk është ende në fuqi. Ligji është shumë specifik, tre muaj nga hyrja në fuqi e ligjit KM është i detyruar të miratojë aktet nënligjore dhe ka një listë ezauruese, nuk i lë asgjë rastit. Nuk mundet që mosveprimi i KM të mbajë peng vullnetin e legjislatorit. Nuk e di se kush janë këshilltarët e Ramës, por nëse bëhet është antikushtetuese. Askush nuk po ja pranon si argument. Aktet nënligjore që janë në fuqi do vazhdojnë të veprojnë aq sa është e mundur. Rama nuk mundet të shtyjë për ti krijuar vetes hapësirë për të spastruar administratën politikisht. Çdo gjë duhet të bëhet mbi bazën e ligjit. 1 milionë votat që pretendon që ka marrë nuk e autorizojnë për shkeljen e Kushtetutës” theksoi deputeti demokrat.Në vijim të intervistës, Bylykbashi tha se përpjekja e qeverisë për spastrim masiv në administratë u duk që në prezantimin e programit në parlament, ku parashikoheshin qartë një sërë ristrukturimesh. Duke rikujtuar edhe një herë se ligji për nënpunësin civil është një prej tre kushteve të BE për statusin, ai tha se të gjitha arritjet e vendit tonë janë produkt i kësaj administrate, e cila me hyrjen në fuqi të ligjit i ka të gjitha premisat për të qenë një administratë moderne.“Me paraqitjen e programit të PS u pa që në program mund të kuptohej qartë se PS pregatiste një fushatë spastrimi në administratën publike. Kjo pasi parashikoheshin qartë një numër ristrukturimesh të institucioneve të ndryshme të të gjitha niveleve. Me një llogari shumë të thjeshtë tregonte qartazi mekanizmin për spastrimin e administratës. Kjo nuk është më hipotezë, ka filluar aksioni i shkarkimit nga detyra i funksionarëve në nivele të ndryshme, rasti më flagrant ishte ai i sekretares së Ministrisë së Integrimit. Jemi në dijeni të përpjekjeve që po bën mazhoranca për një spastrim masiv përmes një strategjie nënligjore. Indikatorët më të mirë për performancën e administrates sonë janë të gjitha arritjet që kemi realizuar deri më sot, duke filluar me NATON, MSA,liberalizimin e vizave. Në gjithë këto vite janë shpenzuar miliona e miliona euro qoftë nga taksapaguesit shqiptarë si dhe ata europianë për trajnimin e tyre. Administrata nuk është përfekte, por është në një fazë shumë të avancuar. Ky ligj që është miratuar me konsensus të plotë, kusht i kërkuar nga BE që Shqipëria të avancojë për integrimin, sjell garanci shumë më të lartë për këtë administratë qoftë në aspektin e qëndrueshmerisë, të drejtat dhe detyrimet e saj, depolitizimin, por dhe rekrutimin. Kjo administratë është maksimumi që është arritur deri më sot nga Shqipëria, nuk ka mbaruar rruga, por ligji që miratohet në tetor e bën më të lehtë, i jep shpresë administratës që të jetë një administratë moderne” deklaroi deputeti Bylykbashi.Po cili do të jetë aksioni i opozitës nëse mazhoranca e bën fakt “ngrirjen” me 6 muaj të Ligjit të Nëpunësit Civil?“Kemi filluar denoncimin e këtij veprimi. Po ndërgjegjësojmë administratën për rrezikun që i kanoset, opinionin publik dhe atë ndërkombëtar. Vërtet është qeveri e majtë, por nuk duhet ta fillojë me këmbën e majtë qeverisjen. Do bëjmë debatin tonë edhe në parlament, ai do të përballet me një ortek denoncimesh dhe padish që do ta kthejnë mbrapsht të gjithë këtë shkelje që po i bëhet ligjit. Rrugët janë të ngushta, dhe nuk po gjen konsensus. Edhe me procedurë të përshpejtuar s’mund të kalojë projektligjin e tij. Rama s’mud të cënojë me asnjë lloj instrumenti konsensusin. Ligjet me shumicë të cilësuar nuk mund të kalohen me proçedurë të përshpejtuar. Instrumentat për opozitën janë të gjithë atje, përfshirë dhe gjykatën kushtetuese. Besoj se opinioni publik dhe ai ndërkombëtar do ta bëjnë zotin Rama ti thërrasë mendjes dhe të heqë dorë nga fotografi par-time e të ulet dhe të bëjë gati aktet nënligjore” përfundoi ai.Ligji i riNeni 50Transferimi në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit1. Nëse për shkak të mbylljes apo ristrukturimit të institucionit, pozicioni i mëparshëm i një nëpunësi civil nuk ekziston më, ai transferohet në një pozicion tjetër të shërbimit civil të së njëjtës kategori.2. Transferimi, sipas pikës 1 të këtij neni, bëhet me precedencë, sipas kësaj renditjeje:a) në të njëjtin institucion, ku nëpunësi civil është i emëruar;b) në institucionin, me të cilin institucioni është shkrirë apo bashkuar, në një nga institucionet, në të cilat institucioni është ndarë apo në institucionin që ka marrë funksionet që kryente më parë nëpunësi;c) në institucionet e varësisë së institucionit të ristrukturuar;ç) në një institucion tjetër të shërbimit civil.3. Në çdo rast mbylljeje apo ristrukturimi krijohet një komision ristrukturimi. Komisioni shqyrton mundësitë e sistemimit të çdo nëpunësi civil në vendet e lira ekzistuese dhe propozon transferimin e nëpunësit në një pozicion të lirë, në të cilin aiplotëson kërkesat specifike. Vendimi përfundimtar i transferimit merret nga njësia përgjegjëse, në bazë të propozimit të komisionit.4. Nëpunësi mund ta refuzojë transferimin vetëm për arsyet e parashikuara në pikën 3 të nenit 48 të këtij ligji. Refuzimi i transferimit për arsye të tjera përbën shkak për lirimin nga shërbimi civil.5. Komisioni i ristrukturimit, i parashikuar në pikën 3 të këtij neni, drejtohet nga njësia përgjegjëse dhe në të bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 2 të këtij neni, sipas rastit.6. Procedura e hollësishme për risistemimin e nëpunësve civilë, për shkak të mbylljes apo ristrukturimit, si dhe përbërja e hollësishme e komisionit miratohen nga Këshilli i Ministrave.Ligji i vjetër i shfuqizuarNeni 23Mbyllja dhe ristrukturimi1. Në rastet e mbylljes së institucioneve të administratës publike, nëpunësi civil, vendi i të cilit është deklaruar i tepërt, largohet nga shërbimi civil.2. Në rastet e ristrukturimit të institucioneve të administratës publike, nëpunësve civilë, vendet e të cilëve janë deklaruar të tepërta, do t’u ofrohet një vend i të njëjtit nivel në një ministri apo institucion tjetër të administratës publike qendrore apo vendore ose në pamundësi, një vend  i një niveli më të ulët. Nëpunësi civil vazhdon të gëzojë të drejtat e vendit të tij të mëparshëm derisa atij t’i ofrohet një vend tjetër, por jo për më tepër se një vit. Në rastet kur nëpunësi civil refuzon të pranojë vendin e ofruar, ai humbet të drejtat që i takojnë si nëpunës civil.3. Nëpunësit civilë që deklarohen të tepërt kanë të drejtë të përfitojnë nga trajtimi si të papunë, sipas legjislacionit në fuqi.