Terrorizohet fshati minoritar, plumbat e Lazaratit qëllojnë Derviçanin

Të shtënat me armë në fshatin Lazarat kanë lënë dy të plagosur mbrëmjen e sotme. Burime nga Gjirokastra bëjnë me dije se dy të rinj në fshatin Derviçan në Gjirokastër janë plagosur aksidentalisht nga plumbat qorrë që vinin prej të shtënave në Lazarat.Të plagosur nga plumbat kanë mbetur dy djem të moshës 18 dhe 19 vjeç, Spiro Kolla dhe Fotaq Ksera, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.