Festivali “Marubi”, filma dokumentarë për dhunën ndaj gruas

Mesazhi i luftes kunder dhunes ndaj grave dhe te drejtave te njeriut ne teresi , vjen nepermjet shfaqjes se disa filmave, ne diten e dyte te Festivalit Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut. Ishin dy filma me metrazh te gjate qe spikaten ne kete mbremje, gjate se ciles u shfaqen edhe tre filma te tjere me metrazh te shkurter.Filmi i pare me metrazh te gjate ishte filmi dokumentar “Marthas Suitcase”, i realizuar nga regjisori austriak Gynther Shëaiger. Filmi flet per dhunen ndaj grave ne Austri dhe Spanje, duke shfaqur skena te pasojave te renda psikologjike dhe fizike qe sjell ajo ne shoqeri.Filmi i dyte me metrazh te gjate ishte “Rent Boys”, i realizuar me mjeshteri nga regjisori gjerman Edward Moshitz, i cili kish trajtuar historine e nje qyteti, meshkujt e te cilit ne mungese te bashkeshorteve degradojne dhe kthehen vete ne viktima, duke u detyruar te behen edhe zhigolo per te mbijetuar ne mungese te femrave te tyre. Nje film i cili i ben meshkujt te vene veten ne vend te femrave per ta kuptuar dhimbjen qe ato ndiejne kur dhunohen.Shfaqja e filmave do te vazhdoje deri pas mesnate ne ambjentet e kinemase se brendshme dhe ne ekranin e jashtem te Akademise Filmike “Marubi”.