Mbretëria e Arabisë Saudite: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë intensifikuar

Dita kombëtare e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka mbledhur në një pritje të veçantë diplomatë të shumtë të akredituar në Tiranë.Në pritjen e organizuar me rastin e 84-vjetorit të themelimit të Mbretërisë, kanë marrë pjesë drejtues të lartë të shtetit shqiptar, kryetari i kuvendit Ilir Meta, kryetari i opozitës, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, Konsulli i Nderit të Meksikës zoti Ylli Ndroqi, drejtues të përfaqësive diplomatike të huaja të akredituara në vendin tonë, biznesmenë të shumtë, drejtues të lartë të institucioneve fetare, personalitete të kulturës.Për ambasadorin Abdullah Alabdukarim, ky është një moment i rëndësishëm në historinë e Arabisë Saudite, pasi kjo datë shënon unifikimin e territoreve arabe, në vitin 1932, nën drejtimin e mbretit të atëhershëm Abdul Aziz Al Saud.“Kjo festë është shumë e rëndësihme , pasi kujtoj këtu që mbreti Abdul Aziz , me iniciativen e tij, me perpjekjet e tij, arriti të bashkojë të gjitha trevat e Arabisë Saudite , nën emrin që ekziston edhe sot, Mbretëria e Arabisë Saudite. Që prej asaj kohe Arabia Saudite ka njohur një zhvillim të shpejte në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën ekonomike dhe shëndetësi” tha ai.Ndërsa kjo festë e rendësishme e Arabisë Saudite kremtohet në vendin tonë, marrëdhëniet mes dy vendeve tona njohin zhvillime intensive, sidomos vitet e fundit, ku ka një sërë projektesh infrastruktrukturore që janë realizuar e po realizohen në territorin shqiptar.“Bashkëpunimi mes Shqipëprisë dhe Arabisë Saudite ka qenë i suksesshem, sidomos gjatë viteve të fundit. Kjo është vënë re në shkëmbimet e shumta tregtare, në vizitat e autoriteteve të larta mes dy vendeve tona.Gjatë kësaj kohe Arabia Saudite ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, duke akorduar fonde të posaçme. Dua të ndalem këtu në rrugën Tiranë- Elbasan, ndërsa pritet që Arabia Saudite të jetë e pranishme me projekte të tjera investimi në Shqipëri” theksoi Ambasadori.Arabia Saudite përkujton çdo vit me 23 shtator, shpalljen e themelimit të shtetit në vitin 1932 në territoret që njihet dhe sot. Në këtë vit, mbreti i dinastisë Al Saud shpalli unifikimin e vendit në një shtet të vetëm pas përpjekjeve që zgjatën 32 vjet, duke bashkuar krahinat e vendit nën një flamur për herë të parë në histori.Shtet i cili u themelua mbi principe islame, larg ngjyrave etnike e sektare. Kjo datë shënon jo vetëm bashkimin e territoreve arabe në mbretërinë e Saudëve, por edhe kthesën e fortë që mori vendi në rrugën e zhvillimit në të gjitha fushat, veçanërisht në infrastrukturë, shëndetësi e arsim, duke krijuar modele që më vonë u ndoqën edhe nga vende të tjera arabe e islame. Arabia Saudite vazhdon të njohë zhvillim të dukshëm nën drejtimin e mbretit aktual, Abdullah bin Abdul Aziz.