Vlorë, sekuestrohet 350 kg drogë në gomonen e braktisur në breg të detit (fotot)

Një sasi prej 350 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar pasditen e sotme në vendin e quajtur Kodra e Radarit në fshatin Zvërnec në Vlorë.Burime nga policia kufitare në Vlorë, bëjnë me dije se droga u gjet në breg të detit në një gomone të braktisur e ndarë në 11 çanta sportive.Ndërkohë policia ka nisur hetimet për arrestimin e personave që kanë tentuar sasinë e drogës.