Berisha uron Merkel: Fitore për mbarë Europën, gjermanët refuzuan premtimet antiglobaliste

Edhe pse vetë nuk pati të njëjtin fat në zgjedhjet e 23 qershorit që lamë pas, ish-kryeministri Berisha ka uruar kancelaren gjermane për marrjen e një tjetër mandati në krye të qeverisë gjermane në zgjedhjet e një dite më parë. Në rrjetin social facebook Berisha vlerëson se qytetaret e Gjermanise, ne nje vote historike, votuan per veten por dhe per mbare Europen.“Te dashur miq, dje qytetaret e Gjermanise, ne nje vote historike, votuan per veten por dhe per mbare Europen. Ata i dhane nje mandat te trete Kancelares Angela Merkel per udheheqjen e saj te vendosur dhe mbajtjen e Gjermanise jashte krize si dhe kontributin e jashtezakonshem per nxjerrjen e Europes nga kriza” shkruan Berisha.Ish-Kryeministri thekson më tej se gjermanet hodhen poshte premtimet antiglobaliste dhe votuan programin e bazuar ne vlerat e lirise, programin e qendres se djathte si program shpetimtar per vendin e tyre dhe mbare Europen.Kancelarja Angela Merkel do të drejtojë Gjermaninë për një mandat të tretë radhazi, pasi partia e saj u rendit e para me një diferencë të ndjeshme në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.Ndërsa falenderoi gjermanët për besimin e dhënë, vetë Merkel i kërkoi anëtarëve të partisë së saj që të festojnë këtë “super rezultat”.“Do të ndryshojmë së bashku Gjermaninë në katër vitet e ardhshme, duke e bërë atë një vend edhe më të fortë e të begatë”, deklaroi Kancelarja në fjalimin e saj falenderues.Megjithatë, koalicioni i preferuar i Kancelares, ai me Partinë e Demokratëve të Lirë është në rrezik, pasi kjo forcë politike duket se nuk i ka arritur të grumbullojë 5% të votave të nevojshme për të kaluar pragun zgjedhor.Në këto kushte, CDU e kancelares Merkel, e cila ka grumbulluar 42% të votës kombëtare, mund të jetë e detyruar që të bëjë një koalicion të gjerë me forcën e dytë më të madhe të vendit, socialdemokratët e Steinbrueck, që fituan 26% të votave.Partitë e tjera që arrijnë në parlament janë ish-komunistët e Partisë së Majtë, që grumbulluan 8,5% dhe Partia e të Gjelbërtve, me 8%.