Fermerët në Korçë, prodhimet shiten nën kosto, nuk ka fuqi blerëse

Dalja ne treg e shume produkteve bujqesore pergjate ketij sezoni, por nga ana tjeter edhe shtimi i prodhimit vendas, ka sjelle edhe veshtiresi ne gjetjen e tregut nga ana e fermereve korçare.Kjo mbetet nje nder problematikat kryesore per ta dhe nje sfide nga ana tjeter, pasi duke marre parasysh prodhimin e shumte, por edhe numrin e larte te atyre qe prodhojne produkte bujqesore,ne shume raste nje pjese e mire e tregetareve ose perfundojne duke shitur nen kosto, ose duke i hedhur produktet per shkak te kalbezimit.Çmimi i larte i pesticideve qe perdoren per mbrojtjen e prodhimeve nga semundjet e ndryshme eshte nje tjeter problem i fermereve, te cilet shprehen se ne mjaft raste ai nuk ka qene rezultativ.Pavarësisht situates aktuale ne tregun e disa produkteve ,fermeret korçare shpresojne ne ecurine e mire te prodhimeve te tjera sezonale siç eshte edhe molla, e cila ne ekonomine e rajonit te Korçes ze nje vend mjaft te rendesishem.