Librazhd, 150 nxënës pa mësim, rikonstruksioni i shkollës ka kaluar afatet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2013, 17:37
Rreth 150 nxenes ne arsimin 9-vjeçar ne fshatin Gurshpat te komunes se Polisit ne rrethin e Librazhdit prej disa ditesh nuk e realizojne proçesin mesimor. Shkak eshte bere mosperfundimi i rikonstruksionit te shkolles me te madhe te kesaj zone.Sipas kontrates, shkolla duhej te perfundonte ne afatin kohor te 120 diteve qe nga lidhja e kontrates, por ky afat eshte shkelur.Punimet per rikonstruksionin e godines kane nisur nga muret e jashtme, ndersa pjesa e brendshme e saj eshte totalisht e shkaterruar. Sipas banoreve punimet kane nisur qe prej 8 muajsh dhe vazhdojne te zvarriten.Punimet per perfundimin e godines duket se jane teper larg, nderkohe qe situata rendohet edhe me shume kur tashme jemi ne prag te shirave te stines.