Berisha në “Facebok”: Rama, axhami në diplomaci, analfabet në ekonomi
Ish kryeministri, Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, e ka cilësuar kryeministrin, Edi Rama si axhami në diplomaci dhe si analfabet në ekonomi.Berisha nëpërmjet një reagimi lidhur me konferencën e djeshme për ekonominë, citon një prej të pranishmëve në sallë, i cili pas kishte dëgjuar fjalën e Ramës, i dërgon Berishës këtë mesazh. “Mr. Rama jo vetëm është analfabet, por dhe rrezik real për ekonominë e Shqipërisë”Berisha shton se Rama ditën e djeshme nuk mundi dot të lexonte as fjalimin përgatitur nga Shkëlqim Cani, pasi oratorët sipas Berishës, deklaruan se ekonomia shqiptare ishte e vetmja në rajon që nuk ra në reçesion, se Shqipëria fal modelit ekonomik, pati një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa vendet e rajonit, pati rritje të investimeve të huaja dhe eksporteve me 315 %, ulje të papunësisë nga 13,3 në 12 përqind.Sipas ish kryeministrit, ekspertët paralajmëruan qeverinë të mos prek modelin aktual ekonomik, ndërsa biznesi i kërkoi të mos preket taksa e sheshtë.
“Axhami në diplomaci, analfabet në ekonomiTë dashur miq.Përsëri dje në konferencën për ekonominë, oratorë të FMN-së, BQE-së, Universitetit të Oksfordit, etj, deklaruan se ekonomia shqiptare ishte e vetmja në rajon që nuk ra në reçesion.Ata konfirmuan se Shqipëria fal modelit ekonomik, pati një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa vendet e rajonit, pati rritje të investimeve të huaja dhe eksporteve me 315 %, ulje të papunësisë nga 13,3 në 12 përqind. Ekspertët paralajmëruan qeverinë të mos prek modelin aktual ekonomik. Kurse biznesi kërkoi të mos preket taksa e sheshtë.Mirëpo këto e zemëruan shumë Ramën, aq sa ai nuk lexoi dot as fjalimin e përgatitur nga Cani dhe këputi marrëzira të tilla, se biznesi nuk do të jetë armik, se kompanitë e mëdha do të auditohen dhe nuk do të kenë të bëjnë me autoritetet tatimore të vendit, se borxhin do ta mbajë Banka e Shqipërisë (ndonëse vetëm ajo e mban, etj).Ai i hutuar, sapo e mbylli fjalën, pyeti panelistët – “ Si j’u duk fjala ime”?Por, prej tyre mori vetëm disa shenja përçmuese, rrudhje buzësh e të tjera. Një mik i imi i huaj, do të më shkruante nga salla, se Mr. Rama jo vetëm është analfabet, por dhe rrezik real për ekonominë e Shqipërisë – sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.