Heqja e fotos së Nishanit, Hazizaj: PD ka të drejtë ta çojë në Kushtetuese

Vendimi i çdo qeverie legjitimon të drejtën e çdo force politike që ta kundërshtojë e madje ti drejtohet  Gjykatës Kushtetuese.Ndërsa flet për vendimin e qeverisë për heqjen e portretit së Presidentit Bujar Nishani dhe vendosjen e portretit të Ismail Qemalit, konstitucionalisti Sokol Hazizaj thotë se është e drejta e opozitës ta çojë këtë vendim drejt kushtetueses për të kërkuar interpretim ligjor.Ndërsa sa i përket deklaratës së kreut të parlamentit se do të mbajë në zyrën e tij të dy fotot, Hazizaj thotë se kjo mund të rregullohet përmes akteve nënligjore.Në mbledhjen e parë të qeverisë së kryesuar nga Edi Rama u miratua vendimi për heqjen e fotos së presidentit të republikës në institucionet shtetërore dhe vendosjen në vend të tij të portretit të Ismail Qemalit.Ky vendim i qeverisë ka ngjallur reagimin e ashpër të opozitës, ku kryetari Basha ka paralajmëruar se opozita do ti drejtohet Gjykatës Kushtuese për këtë çështje.