Gjykata nuk i beson të shoqes, bie alibia për Ballën, burg për vrasjen te blloku
Gjykata e Tiranës nuk i ka besuar alibisë së ndërtuar me bashkëshortën nga Ndriçim Balla, duke e mbajtur në qeli për akuzën e vrasjes së Majlinda Hoxhës, gjatë atentatit që shënjestër kishte Elton Fushën, në zonën e ish-bllokut.33-vjeçari ishte tuteluar nga një letër publike e të shoqes që ngrinte pretendimin se momentin e krimit nënoficeri i Shkollës së Bashkuar, ka qënë bashkë me të në shtëpi. Një Alibi që nuk e ka bindur trupin gjykues, i cili ka anuar më shumë nga Prokuroria që thotë se ka mjaftueshëm të dhëna që provojnë përfshirjen e Ballës në këtë krim, për shkak të një borxhi që i plagosuri Elton Fusha, i kishte të vëllait të tij.Gjatë seancës, vetë i akuzuari Ndriçim Balla, nuk ka pranuar akuzat e bëra prej prokurorit, duke u shprehur se hetimet që po bëhen janë të njëanshme, pasi ai nuk ka kryer asnjë krim.Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 Shtator në një lokal në zonën e ish-bllokut, ku autori hapi zjarr ndaj Elton Fushës, që ndodhej nën shoqërinë e viktimës Majlinda Hoxha dhe bashkëshortit të saj. Një nga plumbat e armës automatike i mori jetën gruas, ndërsa vetë Elton Fusha mbeti i plagosur dhe ndodhet nën masa të larta sigurie në Spitalin Ushtarak.Ndriçim Balla u arrestua tre ditë më parë nga policia e Tiranës, ndërsa motivi i vërtetë i krimit është një borxh i pashlyer nga ana e të plagosurit, Elton Fusha.