Arvizu “gjen”urën e bashkëpunimit: Meta rol kryesor në mardhëniet me opozitën

Vetëm pak ditë pasi është votuar në krye të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në zyrën e  tij  ambasadorin e SHBA-sw në Tiranë Aleksandër Arvizu, në një bisedë të foksusuar në sfidat integruese të Shqipërisë por edhe në rolin  që ka debati parlamentar për demokracinë e vendit.Ndërsa ka uruar për detyrën kreun e ri të parlamentit, Ambasadori  Arvizu u shpreh pas këtij takimi se   debatet konstruktive në parlament  janë çelësi kyç për çuarjen e Shqipërisë përpara drejt BE-sw, e për ta  bërë vendin një vend me demokraci normale."Përparimi që bëhet është një nga matjet më të mira për rrugëtimin e Shqipërisë. Aktualisht gjërat funksionojnë ashtu siç duhet të fuksionojnë dhe duhet të thuhet për Shqipërinë se e gjithë bashkësia ndërkombëtare është duke parë se parlamenti mund të funksionojë në mënyrë normale.  Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë diskutime pasionante dhe të zjarrta, sepse ato janë pjesë e politikës, por e rëndësishme është që ato të jenë konstruktive, në mënyrë që të mund të çojnë përpara interesin e vendit” tha Ambasadori.Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu vullnetin maksimal të tij dhe të mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për të përmbushur reformat e kërkuara për integrimin."E kam siguruar ambasadorin Arvizu për vullnetin maksimal nga ana ime si kryetar i Kuvendit por edhe mazhorancës parlamentare për të garantuar maskimumin e hapësirës demokratike për opozitën për të mbajtuir një bashkëpunim solid dhe afatgjatë në respketim të parlamentarizmit por edhe të reformave të integrimit europian" tha Meta.Madje kreu i Parlamentit iu referua edhe shkrimit të përbashkët të dy ambasadorëve Arvizu dhe Sequi, të cilët shprehen se po Shqipëria mundet të ecë përpara"Unë bashkohem me titullin e editorialit të publikuar dje. Po Shqipëria mundet për të arritur integrimin duke pasur një bashkëpunim më të frytshëm në Parlament dhe në të gjithë jetën politike të vendit dhe vullneti ynë është që opozita të përfshihet në të gjitha reformat esenciale. Shpresoj që Partia Demokratike të kontribuojë për të pasuar më tej kontributet që ka dhënë për në NATO, duke qënë kontruktive dhe duke i qëndruar angazhimeve të saj që do të mbështesë çdo nismë për integrimin" shtoi Meta.