Misioni i FMN-së takim me ministrin Cani dhe guvernatorin Fullani

Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri janë takuar me ministrin e financave Shkëlqim Cani dhe me Guvernatorin Ardian Fullani.Takimi i parë u zhvilua me ministrin e financave në ambjentet e ministrisë ku është diskutuar në lidhje me gjendjen e financave publike dhe buxhetin e vitit 2014.Për drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, diskutimet e FMN-së janë përqëndruar mbi stabilitetin financiar si dhe masat që ka marrë dhe duhet të marrë Banka e Shqipërisë.Një çështje e cila është diskutuar gjerësisht në këto takime është edhe niveli i borxhit publik dhe masat që duhet të marrë qeveria Rama. Përfaqësues të FMN-së pritet të realizojnë takime edhe me nivelet më të larta politike në vend.