Korçë, proçedim penal drejtorit të ALUIZNI-t, legalizoi një ndërtim pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2013, 18:32
Policia e Korçës ka nisur proçedim penal ndaj drejtorit të ALUIZNI-t në Korçë, Ermir Petriti, për shpërdorim detyre. Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se Petriti ka shkelur detyrën duke legalizuar një ndërtim pa leje nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.Po sipas bluve Ermir Petriti 37 vjeç, banues në Korçë, me arsim të lartë, drejtor i ALUIZNI-t, ka legalizuar një ndërtim pa leje në lagjen Nr.14, me dokumente të falsifikuara, vepër penale kjo e parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.Ndërkaq materiale në ngarkim të drejtorit të ALUIZNI-t në Korçë do i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.