Këshilli i Prokurorisë përzgjedh kandidaturat për krerët e disa prokurorive

Këshilli i Prokurorisë ka përzgjedhur kandidaturat që do t'i propozohen Prokurorit të Përgjithshëm për pozicionet drejtuese vakante në prokuroritë e rretheve Elbasan, Kavajë dhe Sarandë, si edhe të prokurorive të Apelit në Durrës dhe Gjirokastër.Në përfundim, Këshilli i Prokurorisë i cili në mbledhjen e sotme përbëhej nga gjashtë anëtarë, i përcolli Prokurorit të Përgjithshëm vendimin e tij, kandidatët e mëposhtëmPër Prokurorinë e Elbasanit kandiduan 3 prokurorë, për të cilët u votua:Gentian Osmani                               6 votaPër Prokurorinë e Kavajës kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:Enklid Gjini                          4 votaOrnela Rrumbullaku        2 votaPër Prokurorinë e Sarandës kandiduan 5 prokurorë, për të cilët u votua:Petrit Çano                         4 votaÇlirim Shahini                     2 votaPër Prokurorinë e Apelit Durrës kandiduan 3 prokurorë, për të cilët u votua:Ferdinand Elezi                 5 votaMoisi Duda                         1 votëPër Prokurorinë e Apelit Gjirokastër kandidoi 1 prokurorë, për të cilët u votua:Alfred Agolli                       6 votaBrenda pak ditëve, Prokurori i Përgjithshëm do të shqyrtojë propozimet e Këshillit të Prokurorisë dhe do të vendosë për emrat që do të emërohen si drejtues në këto prokurori.Bazuar në nenin 10 të ligjit nr.8737, datë 12.2.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", Këshilli i Prokurorisë "kryen funksione këshillimore, në ndihmë të Prokurorit të Përgjithshëm, si edhe...i jep mendime për kandidaturat për drejtues të prokurorive...".Në nenin 8, pika "ç", ligji i ngarkon Prokurorit të Përgjithshëm kompetencën për caktimin e drejtuesit e prokurorive dhe zëvendësit e tyre në prokuroritë pranë gjykatave, sipas kritereve dhe procedurave, të përcaktuara në ligj".