Ministri Bushati takon ambasadoren Franceze
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti sot në një takim kortezie Ambasadoren e Francës Christine Moro.Ministri informoi Ambasadoren franceze për prioritetet e qeverisë së re mbi politikën e Jashtme si dhe rëndësinë thelbësore të rritjes së rritmit dhe cilësisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.Ambasadorja franceze uroi Ministrin Bushati për marrjen e detyrës së re.
Gjithashtu Ministri Bushati priti sot në një takim kortezie edhe Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri Hellmut Hoffman.Ambasadori gjerman informoi Ministrin Bushati për situatën parazgjedhore në Gjermani. Ai shprehu garancinë që Gjermania do të vijojë të jetë një mbështetëse e pakyrsyer e Shqipërisë në rrugën e integrimit të saj në BE.Ministri Bushati shprehu falenderimin mbi kontributin e Gjermanisë në Shqipëri në dy dekada si vendi i parë donator i BE.