Gardhi i Kryeministrisë, “dhuratë” për Parkun Kombetar të Butrintit

Hekurat që u hoqën nga gardhi rrethues i Kryeministrisë do të dërgohen në Parkun Kombëtar të Butrintit, kjo në bazë të një vendimi të qeverisë shqiptare.Për konsulentin e kryeminsitrit Artan Shkreli e gjithë kjo inicativë e kreut të qeverisë Edi Rama ka edhe një vlerë simbolike, pasi hiqen rrethimet nga institucionet për tu mbrojtur nga populli dhe mbrohen vlera të rëndësishme botërore siç është Butrinti.Për deputetin e Partisë Socialiste edhe ish-drejtorin e parkut të Butrintit, Auron Tare, për 8 vjet për këtë park nuk është bërë asgjë. Por përveç simbolikes kjo ka edhe anën e praktike, pasi Butriti tanimë do të jetë i mbrojtur.Gardhi rrethues i Kryeministrisë ishte vendosur aty që prej 14 shtatorit të vitit 1998.