Berisha ironizon qeverisjen e Ramës: Këtij i thonë fillim, në një javë 6 rekorde mavi

Në vetëm një javë drejtim të qeverisë shqiptare, 6 rekorde mavi. Kështu e analizon periudhën e qeverisjes së pasardhësit të tij Edi Rama, ish kryeministri i vendit Sali Berisha. Në rrjetin social facebook, Berisha ka ndarë me miqtë e tij edhe “gafat” sipas tij të Kryeministrit të ri, ndër to përbërjen e qeverisë së re, kërcënimet ndaj opozitës, injorimin e Presidentit Rugova, heqjen e fotografisë së Presidentit Nishani etj.“Ne javen e pare z. Rama, arriti 6 rekorde historike1. Paraqiti ne Parlament qeverine me 21 anetare, rekordin europian me te madh se Gjermania, Italia, Spanja , Franca, me nepotiken, tre anetare nga nje familje, me te dobten, 4 anetare pa diploma dite ose fare.2. Rekord ne qendrimin ndaj opozites! “Ky eshte vetem fillimi i kercenimeve”, u zotua ai solemnisht.3. Ne Parlamentin e Kosoves, injoroi Rugoven arkitektin e Pavaresise dhe ne nje rekord tjeter historik, zbrazi Parlamentin si kurre me pare.4. Rekord antikushtetues, historik armiqesie. Ne mbledhjen e pare te qeverise, ai vendosi heqjen e fotos se Presidentit te Republikes nga zyrat e shtetit, vetem 10 minuta pasi kishte bere betimin tek ky armik klase.5. Rekordi i ri historik per trensparencen! Po ne kete mbledhje, hoqi e-kabinetin dhe miratoi kodin e territ, riktheu keshtu bunkerin e bllokut te eterve te tij ne Keshillin e Ministrave.6. Ne doktrinen e zero problemeve me fqinjet, shqiptareve ne Maqedoni, u tha se jeni pakice, njelloj si maqedonasit ne Shqiperi! Kesaj i thone, me vrap drejt rekordeve te tjera mavi!?” përfundon Berisha.Pas fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit, qeveria e re ‘Rama’ që do të drejtojë vendin në mandatin 2013-2017, u betua të dielën e 15 shtatorit në mbrëmje para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, gjatë një ceremonie zyrtare në Presidencë, duke marrë kështu zyrtarisht mandatin për të drejtuar vendin.