Librazhd, trajleri përplaset me këmbën e urës, vdes drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një 52-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm tek mbikalimi i Mirakës ku një kamion-trajler me targa AA 701 CU është përplasur me këmbën e urës.Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i trajlerit Ilir Prokopi i cili u dërgua me urgjencë në spital por ndërroi jetë rrugës.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë që i mori jetën 52-vjeçarit por policia po vijoj hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.