Zgjedhjet në Korçë, PS-LSI zyrtarizojnë kandidatin e përbashkët

Pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, dy partitë kryesore të së majtës, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po vijojnë bashkëpunimin edhe në zgjedhjet e pjessshme vendore.Dy partitë e majta PS-LSI kanë zyrtarizuar si kandidat të përbashkët për postin e Kreut të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filon, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit në këtë bashki.Ndërkohë, PD-ja ka vendosur të kandidojë në qytetin më të madh të Juglindjes, rektorin e Universitetit të Korçës, Gjergji Mero ndërsa FRD-ja do të garojë me Brikena Zenelin, e cila vjen nga radhët e sipërmarrjes.Zgjedhjet e parakohshme zgjedhore për kreun e Bashkisë së Korçës pritet të zhvillohen në tetor pas dorëheqjes së Niko Peleshit I cili është zgjedhur si Zv.kryeministër në qeverinë “Rama”.