2 aksidente në Tiranë dhe Gramsh, plagosen 7 persona
5 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes së sotme tek mbikalimi i kthesës së Kamzës, ku tre automjete janë përfshirë në aksident, duke u përplasur mes tyre.Policia e cila ndodhet në vendngjarje, bën me dije se në aksident janë përfshirë një kamionçinë me targa TR.511 dhe makina me targa TR 5388 E, ndërsa ende nuk dihen të dhënat për makinën e tretë që është përfshirë në aksident.Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa mësohet se në gjendje më të rëndë paraqitet drejtuesi i kamionçinës.Aksidenti ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve të tjera, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.Vetëm pak minuta më vonë një tjetër aksident është regjistruar, por kësaj radhe në Gramsh, ku një motor ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, ndërsa kanë mbetur të plagosur shtetasit Afrim Sula dhe Serjan Kishta , të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.