Vrasja e Fatbardha Tafës, arrestohet autori i dyshuar

Historia e vrasjes së Fatbardha Tafës, gruaja që u vra një vit më parë për një varëse floriri tek Fusha e Aviacionit, ka marrë një tjetër drejtim. Arrestimi i një 21-vjeçari për shkak të grabitjes së një varëse, ka bërë që prokuroria të rishikoj edhe njëherë historinë e ngjarjes që tronditi gjithë opinionin publik.Aldo Hoxha, i akuzuari kryesor për vrasjen e gruas, i cili është arrestuar dhe po përballet me gjyqin në gjykatën e Tiranës, pritet të shfajësohet për këtë krim, pasi sipas informacioneve më të fundit Nebi Selimaj është i dyshuari kryesor.Selimaj 21 vjeç nga Kukësi është arrestuar në një operacioni rutinë të policisë së Tiranës dhe njihet për grabitje  të dhunshme. Ai është identifikuar për këtë grabitje nga dëshmitarë okularë duke bërë që policia të ndërhyjë menjëherë dhe të bëjë arrestimin e tij mbrëmjen e së mërkurës.Ndërkohë përsa ipërket vrasjes së 38-vjeçares Fatbardha Tafa dhe plagosjes së motrës së saj një vit më parë policia dhe seksioni i grabitjeve me dhunë shpallën pikërisht në kërkim Nebi Selimaj. Kjo erdhi si pasojë e dëshmitarëve okularë por edhe prej informacioneve që posedonte policia të cilat të çonin në përfundimin se autori i grabitjes më pasojë vdekje ishte pikërisht Nebi Selimaj.Tashmë prokuroria pritet që të paraqesë për njohje Nebi Selimaj tekmotra e Ftabardha Tafës, e më pas mund të procedohet edhe në krahasimin e ADN-së. Të gjitha këto prova të reja konfirmojnë deklarat e të akuzuarit për këtë çështje Aldo Hoxha se ai është i pafajshëm  në lidhje me këtë krim.Reagon babai i Aldo Hoxhës: Ai ka pësuar traumaPas arrestimi të autorit të dyshuar të vrasjes së Fatbardha Tafës, ka reaguar edhe babai i Aldo  Hoxhës, të akuzuarit për krimin.Nexhmi Hoxha ka akuzuar policinë e shtetit se i ka implikuar pa të drejtë të birin për krimin.“Jam i qetë sepse djali im nuk e ka kryer atë krim, por Aldo ka pësuar trauma. E gjithë ngjarja është një skenar i organizuar nga Policia e Shtetit. Kam ndjekur rreth 30 seancatë djalit tim dhe do të ndjek të gjitha procedurat ligjore që Aldo të shpallet i pafajshëm” është shprehur Nexhmi Hoxha.