Bushati "sfidon" Ramën, në zyrën e Ministrit ende fotoja e Nishanit

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka zgjedhur të përkrahë idenë e kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe jo urdhrit të shefit të tij, Edi Rama, përsa i përket fotografisë së Kreut të Shtetit në zyrat e shtetit.Fotot e bëra publike sot nga zyra e shtypit në Ministrinë e Jashtme në lidhje me takimet që ka pasur Bushati tregojnë se në zyrën e kryediplomatit shqiptar janë të dyja fotografitë, edhe ajo e Nishanit edhe ajo e Ismail Qemalit.Fotot e takimit me ambasadorin Arvizu si dhe me Koordinatoren e Kombeve te Bashkuara në vendin tone zj. Zineb Touimi Benjelloun tregojnë se në krye të zyrës së Bushatit është foto e Nishanit dhe poshtë tij foto e Ismail Qemalit.Bushati ka zgjedhur të respektojë figurën e Kreut të Shtetit, pavarësisht vendimit të qeverisë, ku ndoshta jo të gjithë socialistët kanë qenë dakord për këtë qëndrim.