Ministria e Integrimit, takon Sequin: Diskutuam për reformat që do të ndjekim
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka pritur në një takim ditën e sotme, kreun e prezencës së BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.Në fund të këtij takimi, ministria Gjosha dhe Amabasadori Sequi, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat në të cilën Ministrja Gjosha ka falënderuar ambasadorin për ndihmën e dhënë në proçesin e integrimit të vendit në familjen e madhe evropiane.
Ministrja e Integrimit, u shpreh se gjatë takimit u diskutua për reformat që duhen ndërmarrë, me qëllim shpejtimin e proçesit të integrimit të vendit. Gjosha tha se do të punohet kundër korrupsionit dhe krimir të organizuar, si pjesë e prioriteteve. Ajo tha se për këtë proçes do të punohet me opozitën, bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile dhe të gjithë faktorët që dëshirojnë të kontribuojnë.“Gjatë bisedës me ambasadorin Sequi, biseduam për punën e përditshme, arritjet dhe për atë çka do vijë me pas për ndjekjen e reformave me përgjegjësi dhe korrektësi. E sigurova se do punoj me transparencë të plotë me opozitën dhe shoqërinë civile dhe shkollat për përfshirjen e të rinjve në këtë proçes”, theksoi Gjosha.Ministria ka falënderuar dhe një herë ambasadorin Sequi për asistencën që BE i jep Shqipërisë në proçesin e integrimit.Ndërsa Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, ka njoftuar se një delegacion nga Brukseli pritet të vizitojë Shqipërinë në ditët në vazhdim për të diskutuar në mënyrë konkretet se si mund të ecet më shpejt në proçesin e integrimit për Shqipërinë.Në fjalën e tij, Sequi tha se delegacioni do të jetë shumë shpejt në Shqipëri për të mbështetur teknikisht proçesin e integrimit për Shqipërinë.
“Ne shprehëm gadishmërinë tonë për mbështetjen që do ti japim Shqipërisë, dhe siguruam se ky bashkëpunim do të jetë i sukseshëm. Në ditët në vijim do të kemi një delegaicon që do të vijë nga Brukseli, në mënyrë që të dyja palët të diskutojmë në mënyrë më konkrete se si mund të ecim përpara në mënyrë më të shpejtë dhe më të mirë. Për ti dhënë mbështetjën më të mirë Ministrisë së Integrimit Europian”, theksoi Ettore Sequi.Duke shprehur mbështetje të plotë për vendin tonë, Sequi tha se mirëpret fjalët e thëna nga ministrja e Integrimit, sipas tij fjalë kyçe si dialog, gjithëpërfshirje, shoqëri civile, gjëra të cilat janë shumë të rëndësishme, pasi integrimi duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë."Falenderoj ministren që na priti mua dhe delegacionin si dhe e përgëzoj atë për këtë emërim të rëndësishëm, pasi Ministria e Integrimit Europian është një ministri kyçe, dhe posti i saj është shumë i rëndësishëm dhe kyç në qeveri. Kjo për arsye se integrimim në BE, është prioritet i rëndësishëm për vendin dhe për qeverinë. Ministria pati mundësinë të vizitonte Brukselin dhe të takonte edhe zyrtarët më të lartë të BE-së, ku u diskutua për sfidat dhe për pritshmëritë që ka Shqipëria. U diskutua gjithashtu edhe për shanset dhe mundësitë në të ardhmen. Sot ne diskutuam se si këto sfida mund të ktheheshin në mundësi. Ministria ju referua dhe disa prej reformave kyçe të vendit, të cilat janë edhe prioritetet. Prioritet është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë mirëprita edhe disa fjalë kyçe, si “dialog”, “gjithëpërfshirje” me opozitën, “bashkëpunim” me shoqërinë civile. Këto janë shumë të rëndësishme pasi proçesi I integrimit është gjithëpërfshirës”, tha ambasadori i BE-së.Sequi u shpreh se gjatë takimit të përbashkët është biseduar edhe për projektet që ka financuar dhe do të financojë më tej Bashkimi Evropian në Shqipëri, si një ndër kontribuuesit me bujar. Vetëm në 7 vitet e fundit, tha ambasadori, BE ka kontribuar rreth 530 milionë euro.“Ne diskutuam për projektët që ka financuar dhe financon BE në Shqipëri. Dëshiroj të theksoj faktin që BE ka qënë kontribuesi më i madh në Shqipëri. Vetëm gjatë 7 viteve të fundit, asistenca financiare e BE-së për Shqipërinë, ka qënë rreth 530 milionë Euro”, përfundoi ambasadori Sequi.