Bushati pret koordinatoren e OKB, kërkon asistencë teknike për emigrantët

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Koordinatoren Rezidente te Kombeve te Bashkuara në vendin tone, Zineb Touimi Benjelloun, e cila shoqërohej nga përfaqësuesit e UNICEF-it dhe UN Women në vendin tonë.Pasi uroi Ministrin Bushati për detyrën e lartë, zj. Benjelloun vlerësoi lart kontributin dhe rolin aktiv të Shqipërisë në drejtim të bashkëpunimit me Agjencitë dhe Fondet e Kombeve të Bashkuara prezente në vendin tonë, duke theksuar edhe gatishmërinë e plotë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejshëm të tij.Duke vlerësuar suksesin e projektit “Një OKB” në vendin tonë si dhe kontributin që ky sukses po ofron në konsolidimin e reformës menaxheriale të Kombeve të Bashkuara, zj. Benjelloun shprehu kënaqësinë për progresin e bërë në zbatimin e programit të bashkëpunimit 2012-16 mes OKB dhe vendit tonë.Bushati e falenderoi zj. Benjelloun dhe prezencën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për rezultatet e arritura dhe theksoi se programi i qeverisë për zhvillimin e vendit ka prioritete mjaft të qarta në fushat e mjedisit të qëndrueshëm ekonomik, zhvillimit social, shtetit të së drejtës dhe respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut të cilat rezonojnë plotësisht me objektivat e programit të bashkëpunimit për zhvillim mes OKB dhe vendit tonë.Duke theksuar angazhimin e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të thelluar bashkëpunimin me Agjencitë dhe Fondet e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Z. Bushati kërkoi asistencë teknike në konsolidimin e procesit të raportimit të vendit tonë lidhur me Konventat mbi të drejtat e njeriut, bashkëpunimin me të plotë me Organizatën Ndërkombëtare të Emigracionit lidhur me asistencën ndaj emigrantëve e diasporës shqiptare si dhe hartimin e zhvillimin e projekteve specifikë në mbështetje të shqiptarëve të kthyer kohët e fundit nga emigracioni.