Gjermania: Serbia të heqë strukturat paralele
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2012, 13:45
Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm, ka thënë se përparimi në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë i qëndrueshëm, në mënyrë që Serbia të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Sipas tij, askush nuk kërkon nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por që të normalizojë marrëdhëniet me të.“Plani i Ahtisaarit parashikon autonomi të gjerë kur është fjala për qeverisjen lokale, kulturën, arsimin. Komuniteti serb duhet t’i shfrytëzojë këto përfitime”, ka thënë Wilhelm.Kohë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje të hapur Beogradit që të heqë strukturat paralele të sigurisë nga veriu i Kosovës, nëse do që të avancojë drejt Bashkimit Evropian.