Tahiri firmos shkarkimin e “armikut” të tij, shkarkohet Erzen Breçani, transferohet në Dibër
Shkarkimin e parë zyrtar nga radhët e Policisë së Shtetit dy ditë pas ardhjes së tij në krye të Ministrisë së Brendshme Sajmir Tahiri e ka firmosur për Erzen Breçanin. Zënkat midis Ministrit dhe ish-nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Breçani kanë qenë mjaft të njohura për opinionin publik në disa raste.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka emëruar sot si zëvendësdrejtor të Policisë së Tiranës, Arben Hysenajn. Para marrjes së kësaj detyre, Arben Hysenaj mbante postin e zv/drejtorit të policisë në Dibër.Hysenaj ka mbajtur poste të ndryshme në Policinë e Shtetit dhe është një oficer karriere në strukturat e rendit. Burimet nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, Breçani është emëruar zëvendësdrejtor në Policinë e Dibrës.Shkarkimi i Breçanit në një farë mënyrë ishte i paralajmëruar, pasi një ditë më parë ai nuk ishte i pranishëm në takimin që Ministri i Brendshëm Tahiri pati me drejtuesit më lartë të Policisë së Shtetit dhe qarqeve.Gjithashtu ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ka emëruar edhe dy këshilltarë të tij për rendin dhe sigurinë. Bajram Yzeiri dhe Nikoll Rica do të jenë këshilltarët e Tahirit. Yzeiri ka qenë nga data 12 qershor 1991 deri më 4 dhjetor 1991, Ministër i Rendit Publik. Ai ka mbajtur poste të ndryshme edhe në polici.Ndërsa Nikoll Rica është me profesion avokat. Këshilltar për median do të jetë Florion Serjani, ish-zëdhënës i kësaj Ministrie deri në vitin 2005 dhe më pas gazetar në media të ndryshm