AKIP: Inkurajohemi me vendimin e Ramës, 600.000 ton mbetje kanë hyrë në territorin tonë

Për përfaqësuesi e AKIP, shoqërinë civile dhe intelektualët, të cilët apeluan kundër importit të mbetjeve, vendimi i qeverisë Rama për ndalimin e importit të mbetjeve urbane është inkurajuese.Lavdosh Feruni, ambjentalist dhe një ndër përfaqësuesit AKIP thotë se më parë se të shprehemi nësë është pëmbushur ajo që ne kemi kërkuar duhet të shohim këtë vendim të zbardhur.Frenimi i importit të mbetjeve nga qeveria, është dëshmi e marrjes parasysh të shqetësimeve të qytetarëve, u shpreh Feruni.Statistikat që disponon AKIP për mbetjet e futura për riciklim janë të larta, ku 600.000 ton mbetje janë imortuar deri më tani në Shqipëri.Kërkesa për ndalimin e importit të mbetjeve ka qenë e gjatë, protesta dhe këkesa referendumi. Vendimi i qeverisë, sipas zotit.Ferunit është vullneti i 60 firmëtarëve kundër këtij importi.