Veliaj: Ndiqni shkollat profesionale, janë më afër tregut

Sot, më afër tregut të punës është një diplomë e shkollës profesionale sesa një diplomë universiteti. Kjo për arsye se shumë zanate si elektriçiste, hidraulikë, po i kërkon tregu dhe ka më pak ekspertë sesa ekonomistë apo juristë, në të cilën ka gjithnjë fluks të diplomuarish.Ministria e Miqënies Sociale dhe Rinisë u ka kërkuar prindërve që të mos shpenzojnë para, por të ndjekin rekomandimet që një shkollë profesionale është më pak e kushtueshme dhe më afër tregut të punës. Ministri Veliaj tha se do të investojë në këto shkolla, por kërkoi interesimin e bashkisë së Tiranës nëse realisht shkollës “Hoteleri-Turizëm” i paguhet fatura e energjisë.Në vendet e mesdhut statistikat flasin se 1 në 6 persona punon në turizëm, ndërsa në Europën 1 në 10 persona punon po në këtë sektor. Për këtë arsye Drejtoresha e kësaj shkolle kërkoi më teper bashkëpunim me bizneset, kryesisht nga bizneset që mbeshtesin nxënësit e këtyre shkollave.Gjithashtu, Ministri kërkoi që bizneset të jenë më të hapura ndaj pranimit të praktikës dhe pse jo edhe të punësimit të këtyre nxënësve, sepse metoda në të cilën do të operohet është 1 muaj teori dhe një muaj praktikë në biznese.