Ministritë dy ditë në kaos, nuk dihen ndërtesat, emrat ende të pandryshuar

Edhe pse kanë kaluar dy ditë që qeveria e re ka marrë detyrën zyrtarisht, ende nuk janë përcaktuar godinat në të cilat do të vendosen Ministritë.Aktualisht nuk kanë ndryshuar as emrat ekzistues të Ministrive përkatëse, pasi në godina vazhdojnë që të qëndrojnë emrat e vjetër.Ndarja e Ministrive sipas strukturës së re të qeverisë ka sjellë nevojën e gjetjes së godinave të reja për këto dikastere e mesa duket kjo ka vonuar edhe përcaktimin përfundimtar të godinave.Ajo që tashmë dihet është fakti se Ministria e Financave do të lëvizë nga Kryeministria dhe do të vendoset në godinën ku aktualisht qëndron Ministria e Mbrojtjes së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.Ndërsa Ministria e Energjisë dhe Industrisë do vazhdojë të mbetet në të njëjtën godinë.E megjithatë në këtë godinë asgjë nuk ka ndryshuar.Ndërkohë që pa u përcaktuar mbetet edhe sistemimi i njërës prej Ministrive, të përfituar nga ndarja e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve. Hapësira e ngushtë e kësaj godine ofron detyrimin për të gjeturnjë ambient tjetër për njërin nga këto dikastere, por që deri më tani ende nuk është vendosur se cila do të lëvizë dhe ku do të vendoset.Mesa duket do të duhen edhe disa ditë në mënyrë që të përcaktohen godinat dhe të vendosen emrat e rinj në Ministritë përkatëse. Ndërkohë që në Kryeministri bie në sy heqja e rrethimit të godinës.Kalimtarë të ndryshëm e shohin me kuriozitet një fakt të tillë, por gjithsesi askush nuk mund të kalojë në territorin e saj, pasi çdo gjë vëzhgohet me kujdes nga punonjësit e Gardës.Kështu, Ministrat e qeverisë "Rama" po përballen me vështirësitë e para të akomodimit në godinat e reja, për të nisur më pas me punën e zbatimit të programit.