Komisioneri Fule takon kryeministrin Rama: Bashkëpunim me opozitën

Brukseli ka zbardhur temën e bisedës mes Komisonerit për Zgjerim, Shtefan Fyle dhe kryeministrit Edi Rama.Fule-Rama disktuan për objektivat dhe reformat që duhet të ndërrmarrë Shqpëria per të ecur para në rrugën drejt integrimit europian.Komisoneri inkurajoi qeverinë e re të vijojë reformat drejt integrimit në bashkëpunim me opozitën. "Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është thelbësore në sfidën e Shqipërisë drejt BE” tha ai.Ndërkohë që konfirmoi që statusi i kandidatit është i arritshëm, Fyle inkurajoi politikanët të ndërmarrin aksione për realizuar prioritetet kyçe të vendosura në opinionin e Komisionit në vitin 2010, për të hapur negociatat për anëtarësim.“Shqiperia duhet ti kushtoje një vemendje të veçante zbatimit të ligjit dhe forcimit te te dhenave mbi luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar", nënvizoi Fyle.