Greqi, nënpunësit komunalë në protestë
Në Greqinë e ndodhur nën trysni kohore për kryerjen e reformave, të cilat janë kusht për pagesën e këstit të ardhshëm të kredisë prej 30 miliardë eurosh reduktimi i aparatit shtetëror ka ngjallur polemika të ashpra.Nëpunës komunalë në Greqi kanë protestuar kundër shkurtimeve të ardhshme dhe transferimeve të detyruara, ndërsa plani I qeverisë është shkurtimi i të paktën 3.000 vende pune në këtë administratë.Drejtuesve të sektorëve në ministri dhe bordeve drejtues në kompanitë shtetërore iu kërkua të dorëzonin lista me nëpunësit e tepërt. Përgjigja e tyre ngjalli shumë habi jo vetëm që nuk kishin personel të tepërt, por madje mungesë personeli.Për të shmagur të tilla vështirësi kryeministri konservator grek Antonis Samaras këtë herë do të ndjekë një tjetër rrugë, një pjesë e madhe e punonjësve pa shkollë të lartë dhe me status nëpunësi shtetëror, të cilët kanë kontrata pune të pakufizuara me shtetin grek, do të dërgohen menjëherë në rezervën e punës, pa marrë parasysh raste të veçanta.Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Brendshme pas rezervës së punës nuk do të ketë pushime nga puna, por vetëm pensione të parakohshëm dhe transferim të detyruar. Por zëdhënësja e sindikatës së nënpunësve publikë ADEDY Tania Karagianni, nuk ka besim tek ky premtim.Trojka ka kërkuar shkurtime në sektorin publik. Ministri përgjegjës premton vërtet se nuk do të ketë shkurtime por vetëm transferime të detyrueshme, megjithatë e gjitha kjo nuk tingëllon aspak e ndershme.Që prej shpërthimit të krizës së borxheve, në Greqi diskutohet në mënyrë të vazhdueshme pse vendi i lejon vetes një numër të tepruar nëpunësish shtetërorë. Ndërkohë sindidakatat e nëpunësve e hedhin poshtë këtë duke argumentuar se në Greqi vetëm 14 për qind e të punësuarve janë nëpunës dhe kjo shifër është nën mesataren evropiane.