Shpërthim në Zveçan, s`ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2012, 12:39
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në mesnatë në Zveçan të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës e cila thekson se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Mbreti Petër” në Zveçan, ndërsa si pasojë e shpërthimi janë dëmtuar dy automjete dhe një lokal.Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së një personi duke shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.Ndërkohë policia e Kosovës vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.