Kontestimi i emrit, sot takimi në New York
Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimiç do të zhvillojë raundin e ri të bisedimeve ku do të takohet me negociatorët Adamantios Vasilakis nga pala greke dhe ambasadorin Zoran Jolevski nga pala maqedonase.Takimet do të zhvillohen në Nju Jork ndërsa Nimiç do ti takojë të ndarë palët, ndërsa nesër do të realizojë takim të përbashkët me diplomatët grek dhe maqedonas.Pesidenti Gjorgje Ivanov i vlerëson si pozitiv takimin për procesin e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë.“Ne si udhëheqës shtetëror jemi në koordinim dhe përfaqësuesi ynë Jolevski i di qëndrimet e shtetit. Shpresojmë se Vasilakis gjithashtu të vijë me qëndrimet e Qeverisë greke dhe që ky proces të fillojë të lëvizë. Çdo status quo nuk i përgjigjet askujt", deklaroi ditë më parë, presidenti Gjorge Ivanov.Raundi i ri i bisedimeve për çështjen e emrit realizohet në prag të samitit të dhjetorit të BE-së, kur pritet të caktohet nëse Maqedonia do të marrë apo jo datën për fillimin e bisedimeve.