Schauble: Greqia në rrugën e duhur

Ministri gjerman i financave Wolfgang Schauble thotë se të martën eurogrupi do të gjejë një zgjidhje për Greqinë, por ai thekon se  është e nevojshme që vendi të zbatojë reformat e vendosura  duke hedhur edhe një herë poshtë mundësinë e ristrukturimit të mëtejshëm të borxhit grek."Ne duhet të gjejmë një linjë të përbashkët dhe këtë  duhet ta vendosim të martën. Ne  po punojmë me një presion të madh. Unë besoj se do të kemi  sukses, por problemi i vërtetë është nëse Greqia mund të kthehet në një rrugë dhe për të ndryshuar ekonominë e saj që edhe një herë të bëhet konkurruese ", tha  Schauble për mediat gjermane.Sipas tij  vendi nuk duhet vetëm të vendosë për reforma strukturore , por qeveria greke dhe parlamenti vendimeve të mëdha  duhet edhe ti zbatojnë ato.I pyetur në lidhje me mundësinë e një "prerje"  të borxhit  grek,  Schauble theksoi se problemi nuk  qëndron vetëm në Gjermani, por të gjitha vendet e eurozonës."Greqia tani ka bërë hapa të rëndësishme. Reformat janë  vendosur, por nuk zbatohen ende.  Qeveria  vendosi të ndërtojë një mekanizëm efektiv të taksave, por ende nuk punon. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës, ajo duhet të jetë ndërtuar hap pas hapi ", theksoi ministri gjerman i financave. Një ditë më parë  shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde e cila shkurtoi turin e saj aziatik tha se  në Bruksel e pret një takim i tensionuar me liderët evropianë në 20 nëntor  mbi Greqinë.