100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, festime edhe në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2012, 09:15
Shqiponja me dy krerë është ajo që ka pushtuar qiellin në Prishtinë. Në rrugë, sheshe, ndërtesa, flamuri kombëtar Kuq e zi valivitet në kryeqytetin e Kosovës duke iu bashkuar kështu prag festës së 28 nëntorit.Prishtina do të jetë kryeqendra e Kosovës, për festimin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.Aktivitetet tashmë kanë filluar, gjatë ditëve të ardhshme pritet që, në qendër të Prishtinës, të rivendoset shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti, ndërkaq më 25 nëntor, ciklistë nga Prishtina do të nisen drejt Vlorës, ndërsa më 28 nëntor do të mbahet manifestimi kryesor.100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nuk do të festohet vetëm në Prishtinë por në të gjitha komunat e Kosovës.