Llalla takon homologun britanik: Shqipëria, garanci luftën kundër kriminalitetit shqiptar në Angli

Forcimi i bashkëpunimit për parandalimin e kriminalitetit shqiptar në Angli dhe nevoja e intensifikimit të marrëveshjeve dypalëshe për të lehtësuar bashkëpunimin efektiv ndërmjet strukturave homologe ka qënë në fokus të takimit mes Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe dhe homologut të tij britanik Dominic Grieve.Kryeprokurori Llalla e garantoi Prokurorin e Përgjithshëm britanik se autoritetet e drejtësisë shqiptare do të vijojnë me vendosmëri bashkëpunimin, sidomos në ekstradimin e shtetasve shqiptarë të dënuar në Angli dhe për të cilët është urdhëruar kërkimi ndërkombëtar, si edhe në transferimin e shtetasve shqiptare, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë në Britaninë e Madhe dhe në Uells.Prokurori i Përgjithshëm britanik vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe shprehu vendosmërinë e tij për të vijuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me strukturat shqiptare.Dy zyrtarët e lartë janë takuar mëngjesin e sotëm gjatë punimeve të Konferencës së 18-të të Takimit Vjetor të Prokurorëve të Përgjithshëm, i cili po zhvillohet këto ditë në Moskë.