Elbasanin e pret dimër i vështirë, Këshilli i qarkut vuan nga mungesa e fondeve

Mungesa e fondeve të pamjaftueshme e gjen të papërgatitur qarkun e Elbasanit në stinen që po vjen, fonde të cilat shfrytëzohen për ndërhyrje në të gjitha ato zona ku ka probleme infrastrukturore, apo dëme që shkaktohen nga reshjet e shiut.Ky fakt pranohet nga Drejtori i sherbimeve prane ketij institucioni, Lulezim Shahinaj, i cili thotë se fondet per keto nderhyrje grumbullohen nga kontributet qe çdo njesi vendore i arketon prane ketij institucioni.Shahinaj thotë se vetem 36% e ketyre kontributeve jane dorezuar nga keto njesi vendore, shuma te cilat jane te paperfillshme per te parandaluar veshtiresite gjate sezonit te reshjeve.Nga mungesa e mbledhjes së taksave nga njesite vendore te qarkut te Elbasanit rrezikohet edhe mosdhënia e pagave per keshilltaret e qarkut, por ajo çka është më e rëndësishme është venia në efiçence e këtij buxheti në shërbim të komunitetit.