Berisha: Standardi i Piktorit dhe neobllokmenëve, “program pa debat”

E ndërsa nuk ka mbaruar ende greva e tij 24 orëshe me median, Kryeministri  i dorehequr Sali Berisha ka ardhur me komentet e tij lidhur me zhvillimet e sotme dhe tensionet e para të shfaqura mes mazhorancës dhe opozitës, përmes rrjetit social facebook. Berisha në komentin e tij deklaron se kreu i mazhorances se premtimeve antiglobaliste po vendos të njëjtin standard me neobllokmenët, “tmerr nga debati me opoziten, pra, program pa debat”!“Te dashur miq, sot kreu i mazhorances se premtimeve antiglobaliste, droges dhe parave te krimit, tregoi se ka tmerr nga debati. Ndaj dhe kerkon te paraqes ne Parlament, fshehtas, programin e qeverise se tij pa jua dorezuar per ta lexuar paraprakisht, deri ne kete moment, deputeteve te opozites. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne historine e nje Parlamenti te lire. Nuk po permend vitin 2009, se PS nuk hyri ne Parlament fare, por ne vitin 2005 ne e dorezuam programin e qeverise deputeteve me date 6 shtator. Opozita pasi u njoh me te beri 700 pyetje. Debati u zhvillua me dt 9 -10 shtator” shkruan ai.Kjo situatë sipas Berishës vjen si rezultat pasi neobllokment, sic edhe ai i cilëson, kane tmerr nga megamashtrimet e tyre programore.