Ish-fusha e aviacionit në Vlorë kthehet në një hambar mbeturinash

Ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë tashme e ka humbur totalisht destinacionin e saj. Në të nuk ngrihen më avionë në fluturim, por ngrihen pirgje e dengje të mëdha mbeturinash, të hedhura vend e pa vend. Kjo është pamja që ofron fusha e depozitimit të mbetjeve në një prej qyteteve më të mëdha të vendit, siç është Vlora.Gjëndja skandaloze rëndohet edhe më tej, kur këto pirgje të mëdha mbeturinash digjen aty, duke lëshuar helme toksike të cilat përfundojnë në mushkëritë e vlonjatëve.Grumbullimi i këtyre mbetjeve nuk bëhet me teknikat e duhura, duke detyruar punonjësit e këtij sektori që t’i djegin, si të vetmen alternativë të eleminimit të tyre.Më te drejtë mund të cilësohet si një fushë depozitimi jashtë çdo norme dhe kushti teknik, pasi për standarde është e tepërt të flitet.Sipas ekologjisteve, ka më shumë se 23 vjet që qyteti i Vlorës i djeg mbeturinat në të njëjtin vend dhe për këtë arsye ky shqetësim është ngritur edhe tek qeverite që ikin e vijnë, por që asnjëra prej tyre nuk gjeti mundësinë ndërtimit të një landfilli.Qarku i Vlorës, pasi është institucioni i qarkut ai që duhet të vendoste përfundimisht pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe më pas asgjesimin e tyre, nuk ka dhënë një zgjidhje, duke e lënë pezull këtë situatë.Janë përcaktuar disa pika shpesh here që janë katër vende gjithsej, por është një investim shumë i madh që ende nuk është marrë përsipër nga askush.Kjo panoramë është e pandryshur jo vetëm këtu, por edhe në pyllin e Sodës, e cila vuan si nga prerja e pemeve dhe nga hedhja pa kriter e mbeturinave.Madje në bazë të një studimi të bërë, rezulton se banorët që jetojnë afër këtyre zonave ku grumbullohen e më pas digjen mbeturinat vuajnë nga sëmundje pulomonarë dhe jo të pakta kanë qënë rastet kur fëmjët janë kthyer në anemikë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin.Mungesa e nje landfilli ben qe nje pjese e mire e qytetit te Vlores, oreve te mbremjes te mbulohet nga nje re tymi e pa zakonte dhe e mbytese per kedo qe bie ne kontakt me te.