PS mbledh grupin parlamentar, diskutohet strategjia për sesionin e ri të Kuvendit

E ndërsa gjatë paradites bënë betimin e tyre për mandatin katërvjeçar si deputetë, grupi parlamentar socialist u mblodh mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00. Mbledhja e mbajtur në selinë rozë ka zgjatur më pak se 30 minuta pa praninë e medias, ndërsa nuk ka pasur asnjë prononcim as pas përfundimit të saj. Burime branda PS bëjnë me dije se gjatë mbledhjes është diskutuar lidhur me qëndrimin dhe strategjinë që do të ndjekë ky grup në seancën e nesërme parlamentare, ku pritet të paraqitet dhe programi i 300 ditëve të qeverisjes. Po kështu mendohet të jetë diskutuar edhe rreth përcaktimit të kryetarëve dhe anëtarët që do të përbëjnë komisionet kuvendore.