Fieri me plan rregullues, caktohen prioritetet e zhvillimit ekonomik
Miratohet plani rregullues i Fierit, çka pritet ti japë një zhillim më të madh urban këtij qarku, sidomos sektorit të ndërtimit dhe biznesit.Drejtuesja e palnifikimit të territorit në bashkinë e Fierit, Renilda Hyseni, thotë se 30 lejet e para të ndërtimit tashmë do të mund të nisin zbatimin e tyre konkret në terren.Plani rregullues i Fierit zë një hapësirë rreth 1068 ha, duke përfshirë këtu edhe qendrën e qytetit.Tashmë pas kalimit të fazave kryesore, plani rregullues duhet vetëm të marrë miratimin në Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Këshillin Kombëtar të Territorit, një plan i cili parashikon mënyrën e vendosjes së ndërtimeve që do të bëhen.Në këtë plan nuk mungojnë as zonat e gjelbërta për ti dhënë akoma edhe më shumë hapësira publike qytetarëve.