Panik në spitalin e Durrësit, zjarr në urgjencë, evakuohen pacientët

Pavioni i urgjencës së spitalit të Durrësit, konkretisht bodrumi i këtij pavioni është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarri i befasishëm ka vënë në alarm personelin, pacientët, por dhe familjarët e tyre, të cilat janë evakuuar menjëherë pas përhapjes masive të tymit, duke u zhvendosur tek Pediatria.Nga tymi i befasishëm, mësohet se një pacient është asfiksuar, të cilit i është dhënë menjëherë ndihma e parë.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrëfikëse, të cilat në një hark kohor prej 30 minutash kanë bërë të mundur vënien në kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Megjithatë në repart mësohet se vijon të ketë sasi të konsiderueshme tymi, çka nuk lejon vijimin normal të punës.Forca të policisë kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërkohë që shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë djegia e një kablli elektrik në bodrum.