Programi i qeverisë, Rama kopje për çdo deputet. Paloka: Spekulim, nuk është shpërndarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2013, 17:04
Një kopje e programit të qeverisë shoqëruar me një letër personale, ka qenë kjo pakleta që Kryeministri i vendit për katër vitet e ardhshme Edi Rama ka shpërndarë për 139 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, te pakten keshtu eshte bere me dije nga PS.Programi i qeverisë së majtë është fryt i punës së një grupi pune nga radhët e dy partive në qeverisje, PS-LSI, i cili bashkërendoi dy programet e forcave më të mëdha të koalicionit “Aleanca për Shqipëri në Evropiane”, me qëllim një bashkëqeverisje më të mirë.Dorëzimi i programit vjen pasi Kreu i Shtetit takoi sot Kryeministrin e propozuar nga koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", duke e ngarkuar me detyrën e krijimit të Qeverisë së re. Pas emërimit nga ana e Presidentit, Rama dhe kabineti i ri qeverisës, do të votohet në Kuvend.
Por shpërndarja e programit qeverisës është mohuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, ku sipas tij lajmi është vetëm një spekulim, pasi nuk është shpërndarë asnjë programqeverisës nga kryeministri Rama.
E ndërsa programi pritet të shqyrtohet në seancën e nesërme parlamentare, opozita në një mbledhje urgjente të grupit parlamentar ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me programin qeverisës, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e nesërme.Në një prononcim për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi mazhorancën se nuk po tregohet transparente ndaj qytetarëve dhe opozitës duke shtuar se kjo e fundit po përballet me një mendësi të vjetër komunikimi.Ai i ka bërë thirrje kryetarit të ri të Kuvendit Ilir Meta që të mbajë fjalët që tha në Kuvend për transparencë dhe zbatim të rregullores.Ndërsa, kreu i grupit të PD-së Edi Paloka u shpreh se në mbledhje u diskutua në lidhje me programin qeverisës që pritet të paraqitet në Kuvend nga kryeministri Rama.Ai akuzoi kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi për arrogancë ndërsa theksoi se opozita nuk do të pranojë këtë mënyrë komunikimi.Sipas tij, deputetët e opozitës kanë nevojë për kohë për tu njohur me programin e për të përgatitur një debat serioz.Nga ana tjetër PS mbledh në orën 18:00 grupin parlamentar, ku pritet të vendoset për kryetarët dhe anëtarët që do të përbëjnë komisionet kuvendore.